Të reshurat e shiut dëmtojnë kulturat bujqësore në Drenas

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 13:57 | Nga

Si pasojë e të reshurave të furishme të shiut të mbrëmjes së hënë, të përcjella edhe më breshër të rrëmbyeshëm, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në shumë fshatra të Komunës së Drenasit.

Rrebeshi ka shkaktuar dëme në pemëtari, vreshtari, perimtari, të mbjella pranverore dhe vjeshtore, ndërsa dëmet janë shkaktuar kryesisht në fshatrat; Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan e Gradicë.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësisë, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të kërkesave nga fermerët do të dalin ne terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga të reshurat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme