Të respektohet marrëdhënia mjek-pacient

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 12:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Mjekëve të Kosovës ka organizuar Konferencën e 3-të Ndërkombëtare të Biotikës. Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se nevoja për bioetikën është e theksuar jo vetëm në Kosovë por edhe në çdo vend tjetër, raporton Ekonomia Online.

“Bioetika si disiplinë përcakton disa principe bazë në marrëdhënieve mes mjekut dhe pacientit dhe si e tillë është e rëndësishme. Bioetika nuk mund të konsiderohet me vetëm një disipline ka kaluar kufijtë e diskutimit të thjesht shkencor duke institucionalizuar gjithmonë e më tepër”.

Profesor Arber Geci tha se duhet të punohet në sektorin e arsimit, derisa theksoi se një rol të rëndësishëm në fushën e bioetikës ka luajtur përgatitja e arsimor.

“Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të anëtarësimit në shumë organizata ndërkombëtare duke synuar ngritjen, standardizimin dhe fuqizimin e normave dhe vlerave profesionale etike dje morale”.

“Dua të theksoj se rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka pasur edhe edukimi arsimor dhe përgatitja profesionale, kultivomi i frymës se bashkëpunimit dje solidaritetit, bëhet pjesë e kulturës se përgjithshme të individit i cili kalon nëpër një sistem të avancuar të edukimit”.

“Duhet angazhim i pakursyer për të fuqizuar edhe më tutje sistemin tonë arsimor në shumë drejtime, por veçanërisht në ato qe kanë të bëjnë më vlerat më të shenjta profesionale”, tha ai.

Arber Ademi ministër i Arsimit në Maqedoni ,tha se shkenca e biotikës flet për ndërgjegjësimin e individëve.

“Po flasim për një shkencë e cila është interdisiplinare dhe e hapur ndaj të gjitha shkencave dhe profesioneve tjera dhe kështu është sepse biotika merret me krijimin e etikeve interaktive që reflektojnë vlerat bazë, humane etike dhe morale dhe kalitjen e ndërgjegjes dhe inicimin e përgjegjësisë së çdo individi”, tha ai.

Të ngjashme