Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti aksion simbolik kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, raporton Ekonomia Online.
Naim Ramizi, njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti tha se reciprociteti është kamuflim dhe sa për t’i mashtruar qytetarët.
“Aksioni në fjalë ka të bëjë me proklamimin e heqjes së taksë dhe që po proklamohet nga Qeveria Kurti dhe ky aksion është kërkesë e AAK-së që taksa të mos hiqet pa njohje. Sfilata në sheshin e Prishtinë , Kurti po tenton të tërheq vëmendjen nga ajo se çka po ndodh në të vërtetë dhe flirtet e tij me Serbinë. Ne dëshirojmë të përçojmë një mesazh që AAK po kundërshton heqjen e taksës dhe kjo është vetëm fillimi që ne kundërshtojmë heqjen e taksës dhe do të kërkojmë të mbetet në fuqi. Reciprociteti është kamufllim për t’i hedhur hi syve të popullit sepse jemi të bindur që nuk ka reciprocitet me Serbinë dhe ne do të marrim të gjitha masat demokratike”, tha ai.
Ndërsa për gjuajtjen e zëvendëskryeministrit Avdulah Hoti me vezë , tha se janë aksione politike dhe ato janë mësuar prej VV-së.
Driton Bardheci kryetar i të rinjve të AAK-së, tha se Kurtit i bëjnë me dije që mos ta instalojë frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.
“Sot jemi bashkë me një aksion simbolik në mbrojtjet të taksës 100%.Sot me këtë aksion të rinjtë i bëjnë me dije Kurtit që mos ta instalojë frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë dhe mos ta fusë në vendin tonë. Kërkojmë të mos hiqet taksa se nuk do ti lejojmë veprimet e tij qe dikur i mbronte me fanatizëm ndërsa sot bëhet si një engjëll. Mos të kthejë Serbinë në Kosovë dhe ndoshta e ka marr malli për prodhime të Serbisë por ne sot ja kemi pru një Plazma. Taksa i sjelli shumë produkt vendin tonë dhe shumë cilësi”, tha ai.
Ndërsa gjatë ditës edhe Grupi Parlamentar i AAK-së mbajti një tryezë ku u kërkua që të mos hiqet taksa 100 për qind pa njohje nga Serbia.