Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë dhe Ministria e Administratës Publike kanë organizuar për herë të dytë Konventën “Evropianët e Rinj” e cila do të miratojë Rezolutën të Rinjve të Kosovës me kërkesat e tyre.
Avdullah Hasani, kryetar i Rinisë Evropiane të Kosovës ka thënë se në rezolutën e kampanjës për të rinjtë e Kosovës do të nënshkruajnë të gjitha komunat, me qëllim që t’i tregojnë Qeverisë e Kuvendit që administrata publike të ketë frymë të gjeneratave të reja.
Ai ka vazhduar duke thënë se me këtë rezolutë të adresuar Kuvendit dhe Qeverise do të ndryshojnë realitetin e politikanëve që qeverisin me gjenerata të plakura.
Hasani ka theksuar se tashmë është koha për rini.
“Politikanët duhet të zëvendësohen në mënyrë graduale, në mënyre që komunat të qeverisen me rininë, sepse rinia është fuqia e së ardhmes”, tha ai.