Komuna e Malishevës dhe kompania “Matrix Culture”, kanë bërë marrëveshje për formimin e grupit teatral në Malishevë dhe përgatitjen e një shfaqjeje teatrale.
Formimi i grupit të aktrimit, ishte më herët edhe iniciativë e vullnetarëve të Qendrës Rinore në Malishevë, pasi aktualisht, qyteti i Malishevës, nuk disponon teatër dhe grup të organizuar teatral.
Për këtë qëllim sot është mbajtur një takim, mes kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqit, zyrtarit për rini, Mehdi Krasniqit, vullnetarëve të Qendrës Rinore dhe Marigona Bekteshit, regjisore e tetarit, përkatësisht, përfaqësuese e “Matrix Culture”, me qëllim të formimit të këtij grupi teatral.
Pasi i uroi të rinjtë për Ditën e Rinisë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e vlerësoi lartë këtë iniciativë dhe ofroi mbështetjen e Komunës së Malishevës, për formimin e këtij grupi, e gjithashtu edhe drejtoresha Krasniqi, tha se drejtoria, do të bëjë gjithçka që rinia dhe adhuruesit e teatrit, të kenë një grup të tillë, që nesër të mund të shndërrohet edhe në grup profesional.
Edhe Marigon Bekteshi, sqaroi se me këtë grup, to bëhen ushtrimet e nevojshme dhe më pas, do të përgatitet një shfaqje teatrale, dhe përmes kësaj kanë për qëllim nxitjen e të rinjve për përgatitjen e shfaqjeve teatrale, për të gjithë ata të rinj që kanë talent aktrimin.
Andaj sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në Malishevë do të jepet një shfaqje teatrale.