Në këto dy komuna të vendit do të ketë reduktime edhe sot

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

KEDS ka njoftuar se është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndërrimit të motmoteve dhe s’do të ketë reduktime përpos komunës së Malishevës dhe Ferizajit.

“KEDS/KESCO njoftojnë të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndrrimit të motmoteve. Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike.Për të evituar secilën të papritur në rrjetin elektrik, KEDS ka mobilizuar qindra punëtorë anëkend Kosovës në mënyrë që të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas KEDS në Malishevë dhe regjionin e Ferizajt është e pamundur të vazhdohet me furnizim shkaku i kapaciteteve transmetive.

“Fatkeqësisht, në disa vendbanime sic është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërperje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajit, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit. KEDS në këto raste kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive. Kjo do të evitonte mbingakresat eventuale dhe do të minimalizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është cdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022”, thuhet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme