Grupi i vetëm i shkencëtarëve nga Kosova, “Heliox” ka hyrë në garën e NASA-s, me projektin e tyre që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit që të kuptojnë rëndësinë e energjisë diellore, përmes krijimit të një mjeti kontrollues të kësaj energjie, projekt ky që doli nga Qendra Inovative Kosovare.
Skuadra e Heliox-it është e përbërë kryesisht nga studentë të shkencave kompjuterike, inxhinierëve të elektroteknikës dhe dizajnit grafik, teksa pjesë e këtij grupi janë edhe disa studentë të UBT-së, në mesin e të cilëve edhe lideri i ekipit, Agon Hysenaj.
Sfida e tyre titullohet: “You are my Sunshine”, kurse projekti i tyre ka për qëllim që t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë energjinë diellore, por edhe krijimin e një mjeti kontrollues të energjisë diellore
Sipas përfaqësuesve të këtij projekti, energjia diellore është e ardhmja për prodhimin e energjisë, teksa sipas tyre, ata ofrojnë një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet diellore, si dhe për mënyrën se si menaxhohet ajo.
Tutje, ata thanë se me zgjidhjen e tyre mund të arrihet të menaxhohet energjia që vjen nga panelet diellore, derisa parashikohet prodhimi i energjisë.
Ky projekt aktualisht ka hyrë në garën ndërkombëtare të NASA-s, në të cilin janë duke marrë pjesë projekte nga vende të ndryshme të botës, kurse votimi mund të bëhet direkt në linkun e NASA-s, duke e kërkuar grupin “Heliox”.
Linku për votim: https://2017.spaceappschalleng
Linku i projektit në TouTube: https://www.youtube.com/watch?