Gjenetrata Z, që përfshinë personat e lindur pas vitit 1995, gjithnë e më shumë janë duke preferuar produkte kozmetike nnatyrale.
Kjo gjeneratë mban fuqi të pabesueshme blerëse.
Deri në vitin 2020, do të ketë rreth 2.6 miliardë persona të Gjeneratës Z në planet, duke shpenzuar rreth 44 miliardë dollarë.
Të rritur me internet, ata kanë një prani të fuqishme në mediat sociale, duke modeluar mënyrën se si brendet reklamojnë produktet e tyre – madje edhe si i dizajoninë ato.
Një studim i realizuar së fundmi nga Viacom zbuloi se tetë në dhjetë persona të gjeneratave të reja përcaktojnë trendin e bukurisë si “të qenit vetja”
Ky nuk është lajm për markat e kozmetikës, të cilat gjithnjë e më shumë investojnë në produkte më të larmishme që tregtohen për rritjen e bukurisë natyrore.
Disa nga historitë më të mëdha të suksesit kozmetik në pesë vjetët e fundit përfshijnë balsamet e buta të Glossier, regjimet koreane, Fenty Beauty e Rihannës me një gamë të gjerë të toneve të lëkurës bazë dhe Kim Kardashian me kremra të trupit.
E njëjta gjë është parë edhe në ushqimin, veshmbathjen dhe paketimin.