Kanë mbetur edhe disa ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, e kandidatët për kryetar të komunave janë duke lobuar me programet e tyre për të marrë votën e qytetarëve.
Disa nga qytetarët në kryeqytetet presin një organizim dhe perspektivë më të mirë.
Ata kanë thënë për emisionin “Përballje” se presin më shumë nga ky mandati i ardhshëm qeverisës.
“Votuesit e rijnë ma merr mendja që kanë rol të madh tek zgjedhjet që janë duke ndodh dhe kish qenë mirë me dal sa më shumë dhe mu aktivizu se na vendosim për të ardhmen e vendit se çka ka me ndodh që kish qenë mirë sa më shumë njerëz me të dalin e të angazhohen në këto votime”, thotë një qytetar.
“Me pas vende ku me dal rinia, gjithashtu parking pak më shumë dhe komunikacioni me qenë pak i organizuar se shumë i stërngarkuar po duket vendi. Mendoj që ka kandidat serioz dhe të rinjtë ia vlen me dal votu”, thotë një tjetër qytetar.
“Të rinjtë kanë ndikuar, se po më duket iu ka hy tuta këtyre që janë pozitë”.
“Të rinjtë mund të bëjnë ndryshime por varet nga politikanët sa ju japin perspektivë”, shprehu mendimin një tjetër qytetar.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1929614650388235/