Është mbajtur konferenca “Rinia dhe kultura e Kosovës – vlerë e kontinentit të Evropës”, organizuar nga OJQ “Troja” me rastin e Ditës së Evropës.
Besim Kokollari drejtor ekzekutiv i Institutit Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime, tha se mos lëvizja e lirë është rezultat i politikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Problematike kryesore e mos lëvizjes lirshëm qëndron tek skena politike. Duhet të largohen inatet personale mes njeri tjetrit. Tani kemi edhe fjalë që Serbia mund ta njoh shtetin e Kosovës, dhe tani të gjithë dëshirojnë ta marrin qeverisjen që ta marrin meriton për atë njohje”.
“Ne jemi shumë gati për Evropë për shkak se kemi të rinj dhe të reja të cilat janë dëshmuar në Evropë për shkak të kulturës e artit. Por për shkak të skenës politike po pësojnë të gjithë qytetarët. Ne duhet të jemi të unifikuar dhe të bashkuar që të marrim vendime për çështje të rëndësishme”.
Arianit Jashari përfaqësues i të rinjve në Zyrën për bashkëpunim regjional, the se procesi i Kosovës për liberalizim është stërzgjatur.
“Nëse kanë qenë gati vendet e Ballkanit Perëndimor që të lëvizin lirshëm atëherë pse të mos jemi gati ne që të lëvizim lirshëm. Procesi jonë është i stërzgjatur në krahasim me vendet e Ballkanit Evropian madje neve na u është stërzgjatur procesi më shumë se sa që duhet”.
Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit për Rini në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit tha se rinia e Kosovës nuk meriton të ndjek procedurat për lëshimin e një vize.
“Me të drejt ishin të gjitha pyetjet nga të rinjtë se pse vetëm kosovarët nuk po lëvizin lirshëm. Unë mendoj që kjo është një e padrejtë që po u bëhet atyre. Rinia e Kosovës nuk është rini që meriton të punoj nëpër baushtella sepse kemi një ri i të shëndosh”.
“Ata poashtu nuk meritojnë të merren me proceset e stërzgjatua të vizave që te dalin jashtë Kosovës. Ne duhet të lëvizim lirshëm dhe po besoj që edhe institucionet po punojnë në këtë drejtim”, tha ai.
Philip Fray trajner në shërbimin legal të Komisionit Evropian, tha se të rinjtë kosovarë duhet te mendojnë për të tashmen dhe të punojnë në drejtim të saj.
“Nuk është shumë e rëndësishme e se çfarë do të ndodhë dy vitet e ardhshme, ajo çka është e rëndësishme është se çfarë po bëni tash dhe çfarë duhet të bëhet tash. Nuk është e rëndësishme se çfarë të kaluare keni, ju duhet të merrni pjesë në shkollat verore të cilat organizohen në vendet e Bashkimit Evropian dhe të merrni pjesë në debatet organizohen atje”, tha ai.