Të shtëna me armë zjarri në lagjen Emshir

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 16:16 | Nga

Policia njofton se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Hoxhe Kadri Prishtina”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar:

V.I, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Derisa hetuesit policor janë në kërkim për gjetjen e armës që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, i dyshuari është duke u intervistuar nga zyrtarët policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme