Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.
Sipas të dhënave paraprake, ka mbetur i plagosur 60-vjeçari Besim Zeneli banues në zonën e Shullazit në Kurbin.
Zeneli është qëlluar nga persona të panjohur ndërsa ishte pranë dyqanit të tij të fruta-perimeve, në buzë të rrugës, ndërkohë që dinamika është ende e paqartë.
Policia ka shoqëruar 3 persona në komisariat që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen, mes të cilëve mendohet të jetë dhe autori.