Dje rreth orës 16:16 është plagosur një person në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.
Raportohet se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri në drejtim të një qytetari.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të pistoletës.