Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, pasi që ai nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator, tre fishekë dy gëzhoja dhe dy mbetje të predhës, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.