Gjuajtje me armë zjarri në “Lagjen e Spitalit”, katër të plagosur

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 16:04 | Nga Hasan Hoti

Të shtëna me armë kanë ndodhur në “Lagjen e Spitalit”, më saktësisht në rrugën ” Muharrem Fejza”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ekonomia Online e ka kontaktuar zyrtaren për Informim të Policisë, Flora Ahmetin, e cila ka thënë se nga të shtënat me armë kanë mbetur katër të plagosur.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme