Policia në Ferizaj ka njoftuar në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka shtënë në ajër me armë zjarri, raporton Ekonomia Online.
I dyshuari e ka pranuar se ka gjuajtur me armë, të cilën më pas e ka dorëzuar.
Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa është sekuestruar arma.
“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. I (M/K), i moshës 68 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 14.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit , të cilën më pas e ka dorëzuar. Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit ( pistoletë), për të cilën posedon leje.”