Pesë persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Berlin, konkretisht në një apartment në lagjen “Tiergarten”, shkruajnë mediat gjermane.
Sipas mediave gjermane, dy prej tyre janë në gjendje kritike, transmeton Klankosova.tv.
Policia gjermane njoftoi se ka arrestuar disa persona, por nuk u bë i ditur numri i saktë i tyre apo identiteti i tyre.
Një nga të plagosurit arriti të shkonte vetë në spitalin aty pranë për të kërkuar ndihmë.
Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë një gruaje të plagosur rëndë, një burri dhe dy personave të tjerë, të cilët u dërguan në spitale.
Rreth kësaj ngjarje të rëndë, policia gjermane tashmë ka nisur hetimet dhe rastin e kanë marrë përsiper njësitë e specializuara kundër terrorizmit.