Të shtëna në Kashtanjev të Shtërpcës, dy persona kapen me armë

Prishtinë | 20 Pri 2025 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Pas mesnate në fshatin Kashtanjev të Shtërpcës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik.

Gjatë kontrollit, tek dy persona – D. F. (40) dhe U. A. (25) – janë gjetur armë dhe municione, përfshirë një pushkë gjahu, dy revole, fishekë, gëzhoja dhe dy sopata.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit. Hetimet janë në vazhdim.

Të ngjashme