Një person ka vdekur dhe të tjerë të plagosur janë raportuar pas disa të shtënave në Toronto, Kanada.
Sipas mediave të huaja, autoritetet policore të Torontos kanë shkruar në Twitter që në orën 11.40 të mëngjesit, sipas kohës lokale, se ata morën thirrje të shumta për të shtëna në zonën e St. Clair Avenue West dhe St. Clarens Avenue, në lindje të Earlscourt Park.
Autoritetet kanë nisur një gjueti për të dyshuarit dhe thanë se dy burra janë parë duke ikur nga vendi i ngjarjes në një Sedan me dy dyer.
“Raportet janë se ka shumë individë me armë zjarri”.
Mjekët thanë se ata gjetën një person në vendngjarje por nuk transportuan askënd në spital, raportojnë media lokale.