Prishtina nuk gjen gjetësi – Të shtëna në Dardani nga një veturë në lëvizje

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti as sonte nuk ka gjetur qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në një parking në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por të dyshuarit nuk janë kapur.

Sinjali raporton se lokacioni ku ndodhi incidenti është rrethuar me shirita dhe aty janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohet të jenë armës që është përdorur.

Provat e gjetura janë sekuestruar, ndërkohë që hetimet kanë nisur.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit kanë gjuajtur nga vetura dhe akoma nuk dihen rrethanat dhe motivet e rastit.

Të ngjashme