Një aksion publik ”Rikonstruimi i krimit” ka shënuar në Beograd 20 vjetorin e krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.
Nëntë persona, për disa minuta, mbetën të shtrirë në rrugë duke përkrahur pohimet e organizatorëve të aksionit, që civilët shqiptarë ishin të ekspozuar ndaj spastrimit etnik.
Ky spastrim shkruan BBC, ndodhi, derisa formacionet e ndryshme serbe kryen shumë krime, përfshirë ndjekjen e 800 mijë banorëve në Mal të Zi, Maqedoni e Shqipëri.
Rreth 20 aktivistë bartën slogane në të cilat shkruante edhe në shqip se krimet në Kosovë ende mbahen mend.
Ky aksion u zhvillua para ndërtesës së Akademisë serbe të Shkencave dhe u organizua nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe organizata ”Gratë në të Zeza”.