Cakaj: Serbia nuk mund t’i zhbëjë krimet e kryera në Kosovë

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, ka përkujtuar krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë, në Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit.

Cakaj tha se Serbia jo qq nuk ka kërkuar falje për krimet e kryer, por ende po i mban të fshehur fatin e mijëra shqiptarëve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Në një ditë si kjo, vlen të theksohet se asnjë strategji e relativizimit dhe asnjë politikë e mohimit, që sot mjerisht mbizotëron në Serbi, nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së fundit dhe as t’i zhbëjë krimet makabre të kryera nga Serbia në Kosovë”.

Reagimi i plotë:Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, kujtojmë e nderojmë çdo viktimë të pafajshme të praktikave gjenocidiale në botë.Natyrisht, sot kujtojmë veçanërisht viktimat e gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.Fatkeqësisht, Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje ende, për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, por vazhdon të mbajë të fshehur trupat e mijëra shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit.Në një ditë si kjo, vlen të theksohet se asnjë strategji e relativizimit dhe asnjë politikë e mohimit, që sot mjerisht mbizotëron në Serbi, nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së fundit dhe as t’i zhbëjë krimet makabre të kryera nga Serbia në Kosovë.Përkushtimi për një të ardhme paqësore nuk nënkupton edhe harresën e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Përkundrazi! Nderimi i viktimave, kërkim-falja nga ana e Serbisë e zbardhja e plotë e të vërtetës së luftës së fundit në Kosovë është parakusht për pajtim dhe paqe të qëndrueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme