Cakaj reagon pasi Serbia i dërgoi notë proteste Shqipërisë

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

“Nuk dua të bëj patriotin në studio televizive për çështje që ndodhin prapa syrit mediat, për çështje që ndodhin në marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve. Thelbësore është të nënvizohet se dinjitetin kombëtar të shqiptarëve dhe as historinë e Republikës së Kosovës, as nuk mund ta ndryshojë, as mund ta cenojë dhe as nuk mund të përdorë gjuhë poshtëruese, në raport me asnjëherë, asnjë prej autoriteteve në Serbi. Ky është thelbi i çështjes”.

Kështu u shpreh në A2 Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj sa i përket notës së protestës që Shqipëria i adresoi pak ditë më parë Beogradit, pas deklaratave për Shqipërinë e Madhe nga Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

Më tej, Cakaj shtoi se çështjet që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe Serbisë janë të njohura për publikun dhe në masën më të madhe ndërlidhen me Republikën e Kosovës dhe me qasjen e papranueshme që Serbia ka me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme