Të shtunën dy herë nga 30 sekonda, testohet alarmi publik në Prishtinë

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka dalur me një njoftim ku tregon se këtë të shtunë do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj komune, testimi është mënduar që të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme