Të shtunën mbahet provimi për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Kosovës

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 10:26 | Nga

Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka njoftuar se këtë të shtunë (26 maj) duke filluar nga ora 09:00, në hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, do të organizohet mbajtja e Testi kualifikues për kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

Me ketë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht, Komisioni për Rekrutim, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton Organizatat joqeveritare (vendore e ndërkombëtare në Republikën e Kosovës) e të cilat shprehin interes dhe në të njëjtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.

Në rast të interesimit për pjesëmarrje, komisioni kërkon që paraprakisht ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për akreditim dhe atë jo më vonë se ditën e enjte me datë 24.05.2018 në ora 15:00 tek Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së i cili po ashtu është edhe administrator i provimit.

Të ngjashme