Të shtunën pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate pritet të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për të shtunën, ka mësuar Insajderi.
Dje gjatë ditës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me liderët e të gjitha partive për të vendosur rreth formimit të një shumice të re parlamentare.
Nga ai takim, Thaçi ka vendosur që mandatin e plotë për formimin e një qeverie të re ia jap partisë e cila i kanë numrat në kuvend për formimin e një qeverie.
LDK pritet që ta formojë qeverinë e re në koalicion me AAK dhe NISMA, pasi ka marrë përgjigjie pozitive nga të dy krerët e këtyre partive.
Kandidati për kryeministër i propozuar nga LDK është Avdullah Hoti.