Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se të shtunën, më 14 prill, do të bëhet mbyllja e shtegut të parë të rrugës “Fehmi Lladrovci” për shkak të punimeve për sanim dhe shtresim të kësaj rruge.
“Pas dëmtimeve të shtresës së asfaltit në rrugën “Fehmi Lladrovci”, Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave është e detyruar që të intervenojë për ta bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge, në të dy shtigjet (nga Rrethi i Flamurit, deri te rrethi i spitalit).
Njoftojmë qytetarët e Komunës së Prishtinës se të shtunën, më 14 prill, do të bëhet mbyllja e shtegut të parë të rrugës, ku edhe do të fillojnë punimet. Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër. Rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.