Në Kosovë këtë të shtune do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një njoftimi bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.