Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, në prag të shënimit të përvjetorit të tetëmbëdhjetë të masakrës së Reçakut, në ambiente familjare, ka pritur ambasadorin William Walker.
Atij i është dhuruar një mirënjohje për sensibilizimin që ka bërë më 14 janar 1999, për krimin e forcave serbe kundrejt 47 civilëve të Reçakut, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit”, pati deklaruar ambasadori Walker.
Me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Reçakut, më 14 janar, në fshatin Reçak do të zbulohet shtatorja e ambasadorit Walker.