Të shtunën protestë në Kalimash kundër taksës rrugore

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 15:38 | Nga

Në rrjetin social Facebook, ka filluar të qarkullojë një njoftim sipas të cilit këtë të shtunë, më 31.03.2018, do të organizohet një protestë kundër taksës për shfrytëzimin e Rrugës së Kombit, transmeton Koha.net.

Organizatorët e kësaj proteste janë Aktivistët Atdhetarë dhe qytetarët e Kukësit.

Ky është njoftimi i plotë:

“Njoftim,

Të shtunën me datë 31.03.2018, ora 11:30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protestë qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët e në veçanti qytetarët Kuksianë dhe të Dardanisë.

Organizojnë: Aktivistët Atdhetarë dhe qytetarët e Kukësit”.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme