Të shtunën u regjistruan erërat me shpejtësi rekorde në Kosovë

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ditën e shtunë, me datë 01.07.2023, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Nga ASHNA bëjnë të ditur se shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësisht 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale.

“Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h”.

Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.

Të ngjashme