Një 24-vjeçare nga Rusia, nënë e dy fëmijëve, vdiq në një mënyrë maka-bre pasi ra në një vaskë të madhe me çokollatë të shkrirë, në fabrikën e ëmbëlsirave ku ajo punonte pranë Moskës.
Svetlana Roslinës, i ra aksidentalisht celulari brenda vaskës dhe ajo u përpoq ta merrte, por u rrëzua dhe nuk mundi të dalë dot më prej saj.
“Ajo u gri copash nga makineria, vetëm këmbët i mbetën”, u shpreh një burim lokal nga fabrika e ëmbëlsirave, përcjell JOQ.
Ka dhe një version tjetër sipas të cilit ajo ishte duke zbrazur një thes me lëndë të parë në vaskën gjigante, sipas disa burimeve të tjera po nga fabrika.
Gruaja e pafat ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë më pak se 5 vjeç. Policia ruse ka nisur ndërkohë hetimet për këtë vdekje të tmerrshme.