Janë ndër binjakët më të përfolur, pasi mbartin pas vetes shumë sekrete. Po flasim për Evën dhe Mateon, fëmijët e futbollistit Cristiano Ronaldo. Ku, kur, cila është nëna e tyre, e shumë pyetje të tjera na vijnë ndërmend teksa përmenden ato.
Ka pasur spekulime nga më të ndryshme, kjo për faktin se CR7 është i pamartuar, shumë thashetheme ka për orientimin e tij seksual, pavarësisht se është rrethuar gjithmonë nga super femra. Gjithçka kemi ditur është se portugezi ka paguar një grua për t’i siguruar atij një familje të gatshme, e cila më pas do të jetë “inekzistente” dhe asgjë më shumë.
Por “Daily Mail” ka sjellë disa të dhëna të tjera. Është e njëjta metodë me të cilën ka ardhur në jetë 1 vite më parë edhe djali i madh i 32- vjeçarit Cristiano Junior, shkruan Daily Mail, raporton Revista Class.
Binjakët Eva dhe Mateo mbajnë vetëm një pjesë të mbiemrit të Cristianos, të paktën kështu shkruhet në certifikatën e tyre të lindjes.
Ata quhen Eva Maria Dos Santos Aveiro (emri i dytë i vajzës ishte deri më tani i panjohur) dhe vëllai i saj Mateo Dos Santos Aveiro. Ata kanë lindur në spitalin “Sharp Grossmont”, në Kaliforni pranë San Diego-s, 20 milje nga kufiri meksikan.
Mateo ka lindur i pari në orë 09:07, e ndërsa motra e tij një minutë më vonë.
Edhe Cristiano Junior mbart me vete një të kaluar paksa misterioze. Nëna e Cristianos, Doleres është shprehur se 7-vjeçari ka lindur në një spital privat Florida dhe më pas është sjellë në Spanjë.
Por edhe kjo është një mashtrim, pasi në certifikatën e lindjes së Cristiano Jr shkruhet se ka lindur në të njëjtin spital si vëllai dhe motra e tij, më 17 qershor 2010.
Pas kaq shumë sekreteve që Ronaldo ka për fëmijët e tyre, dhe gjërave nga më të ndryshmet që po shkruhet në media, futbollisti duket se ka një punë shumë të vështirë për t’u shpjeguar fëmijëve të tij kur të rriten se si ata kanë ardhur në jetë.