Kur unë vazhdimisht them: “Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve“, çka bëj?
Jap një mendim? Po, por inkompetent ngase nuk e dëshmoj dot e me argumente e para ngase; nuk kam fakte se kanë ekzistuar pellazgët dhe e dyta që si pasojë shqiptarët të kenë qenë pasardhës të tyre.
Pse e përsëris atëherë këtë floskë të paargumentueshme?
Sepse qëllimi im nuk ka të bëjë me shprehjen e mendimit si të tillë (kush më thirri ta them atë, pse), por është manifesti i një “të vërtete“ tjetër që mua më është fiksuar ta imponojë. Cila?
Me këtë “mendim” unë dua të sugjeroj “autoktonitetin e shqiptarëve në vendin e tyre si argument kundër atyre që e kontestojnë“. E bëj këtë ngase jam shqiptar? Sipas të gjitha gjasave po. Po të më paguanin ose të më joshnin tjerët për të kundërtën ose do heshtja ose do dilja kundër historiografisë shqiptare. E bëj pa „armë“ (argumente), por ky do të ishte qëllimi im, që prodhon „mendimin“ tim „shqiptarët të jenë pellazg“.
Kur Shkëlzen Gashi thotë: “UÇK i vrau njëmijë civilë serbë“, çka bën ai?
Jep një mendim? Po, por inkompetent ngase e para nuk nuk ka materialin argumentues, por “mendimin“ e një emisari që shkruajti nje raport sipas të dhënave të shëbimeve ruse dhe serbe (kjo është e argumentuar) dhe e dyta si pasojë e mosekzistencës së fakteve nuk dëshmon dot UÇK të jetë kriminele (njejtë si ushtria serbe).
Pse e përsërit ai atëherë përherë këtë “mendim“?
Sepse qëllimi tij nuk është shprehja e një “mendimi” atypëraty për diçka – që mund të revidohej ma vonë. Nëpërmjet këtij “mendimi“ redundant ai don të imponojë me çdo kusht sugjerimin UÇK të ishte në thelb kriminele. Ky është menifesti i qëndrimit, “e vërteta“ e Shkëlzen Gashit?
Pse e bën këtë, përsëritjen e një mendimi të pabazuar në argumente konkrete (UÇK të ketë vrarë 1000 civile)? Pavarësisht nëse e përsërit këtë mendim në formën spekulative apo si fakt të kryer. Përsëritja është persuasioni që tenton një sugjerim ta fiksoj brenda një opinioni si të vërtetë të vetme rreth një teme.
Nëse unë me teorinë pellzazge e bëj për arsye se jam shqiptar, e bën Gashi refrenin për shkak se është serb? Jo. Këtë e dëshmon elementi i relativizimit (kontingjencës, eventualitetit) gjatë „shprehjes së mendimit“. Punon për serbë? Me ta po por për ta nuk e dimë. Çka e sigurtë del nga „mendimi i tij“ është se ai ka një interes të flaktë që njerëzit të besojnë UÇK të ishte kriminele? Pse? Sepse përmbysi Jugosllavinë; sepse u ndihmua nga NATO; sepse pasardhësit e saj në pushtet dolën “kriminelë“?
Gjitha këto pandehje mirëpo s’kanë aspak të bëjnë me “mendimin”: UÇK vrau 1000 civilë, të cilin ai nuk e argumenton.
Faciti: Nga presioni psiqik që me çdo kusht ta paraqes UÇK-në kriminele ai përsërit “mendimin” e njohur. Motivet pse, duhet t’i sqarojë vetë. Unë mendoj se nuk është as serb, as i shitur tek ata, por vetëm një idiot, që beson se nëpërmjet “mendimit” kundër mantrave aktuale mund të mbetet figurë për të cilin flitet.
Mendimi mund të jetë kundër, pro diçkaje, me apo pa argumente, kryesisht mirëpo, kur ai bëhet moto, atëherë është simptoma e asaj që ne jemi si habituese: në këtë rast manipulues të opinionit me diçka të pafaktuar.
Prandaj në rast se na jepen përgjegjësi kolektive ne nuk duhet të veprojmë me “mendime”, por vetëm me qëndrime të peshuara mirë, veçanërisht sa i përket përmbjatjes së fakteve.