“Të zbulohen sa më shpejtë autorët e vrasjes së Ivanoviqit”

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 08:58 | Nga

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka kërkuar nga institucionet gjyqësore që të kryhet një hetim i shpejtë, profesional dhe autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviqit të sillen para drejtësisë.

Ai ka thënë se një rast i tillë rrezikon ta destabilizojë rajonin.

“Misioni Evropian i Sundimi të Ligjit –EULEX duhet të mbështes autoritetet brenda mandatit të saj. Nuk ka alternativë për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne nuk mund të lejojmë që një krim i tillë të rrezikojë situatën në rajon”, ka thënë McAllister.

Sipas tij, vitit 2018 do të jetë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Komisioni Evropian do të prezantojë Strategjinë e Zgjerimit në shkurt, do të ketë raportet individuale për vendet duke përfshirë edhe Serbinë, po ashtu do të mbahet edhe samiti i BE-së-Ballkani Perëndimor në Sofje”, ka deklaruar McAllister për ‘Novosti’.

Ai ka shtuar se hyrja e Serbisë në BE varet nga shpejtësia e reformave dhe harmonizimit të Serbisë me legjislacionin e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme