Të zhbëhet çdo centimetër e Murit

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 08:16 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Zona e Debatit që duhet të zhbëhet Muri i ndërtuar nga serbët në cep të urës mbi lumin Ibër në Veri të Mitrovicës.

Hoxhaj kërkon që për rrëzimin me themel të këtij muri duhet të bëhen bashkë Qeveria dhe Opozita.

“Do të bëjmë të pamundurën që ky Mur të zhbëhet, as 50 centimetra as një metër. Është i papranueshëm”, pohoi Hoxhaj. “Qeveria dhe opozita duhet të bashkohen që ta zhbëjnë atë Mur”.

Hoxhaj edhe e ka pranuar se nuk është informuar me kohë për ndërtimin e murit dhe ka qenë tepër i inatosur për këtë.

“Jam i mllefosur për Murin se nuk kam pasur informatë për çfarë po ndodhë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme