Teatri i Vushtrrisë shfaq me sukses komedinë “Msitnia“

Vushtrri | 11 Pri 2017 | 10:48 | Nga

Teatri i Qytetit në Vushtrri shfaqi me sukses komedinë Msitnia, tekst i Çehovit, i përshtatur nga Fazli Muharremi. Në këtë komedi u gërshetuan elementet e ruajtjes së traditës në fshat, punës dhe respektit familjar.

Aktruan Naser Shala (Rama) Blerina Veseli (Flutura) dhe Bujar Haxhaj (Dardani). Regjinë e realizoi Fazli Muharremi, producent ishte Besar Zahiti, kurse për muzikën u përkujdes Denis Verbovci. Me një skenografi të qëlluar të Bahri Muzaqit, ndriçim konform veprës nga Shefki Verbovci, dizajn profesionist nga Enver Dubovci.

Një komedi që komunikoi shumë mirë me publikun, që kishin mbushur përplot sallën e kinemasë të QK “Hasan Prishtina“. Aktorët ishin në nivel të duhur, ju përshtatën shumë mirë situatave.

“Vlen të veçohet personazhi i vajzës e cila ka pasur shumë thyerje emocionale edhe transformimet e saj ishin në vend të duhur dhe efikase. Personazhi i Babës ishte shumë i këndshëm dhe publiku e duartrokiti për dy arsye: e para ka arritur ta realizoi një karakter që në situata të ndryshme të tregoi dashurinë e vajzës po edhe respektin e dhëndrit. Naser Shala me këtë rol i kthehet skenës pas 20 vjetëve, sepse shfaqja e tij e fundit ishte me 1997. Bujari ne rolin e Dardanit një aktor i lindur për komedi. Gjatë gjithë kohës din t’i përshtatet situatës karakteri i tij është i mbushur me friken po edhe me dashurin dy elemente qe i barti ky karakter. Komedia është një zhanër i vështirë në realizim mirëpo regjisori vushtrrias sikur e ka gjetur formulën e realizimit të komedive. Publiku u nda shume i kënaqur me këtë komedi”, thuhet në njoftim.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme