Tejkalohet gjendja emergjente me zjarret, asnjë vatër aktive në rajonin e Prishtinës

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Gjendja me ndezjen e zjarreve nëpër male në Kosovë ka filluar të përmirësohet dukshëm.

Përderisa gjatë ditëve të kaluara ndezja e zjarreve u shndërrua në një problem nacional, dje dhe sot është vërejtur situatë shumë më e mirë

Komandanti i Zjarrfikësve për Rajonin e Prishtinës, Latif Zeka, ka thënë për lajmi.net se aktualisht nuk është aktive asnjë vatër zjarri në rajonin e Prishtinës.

Teksa bën të ditur se intervenimi i fundit ka qenë në fshatin Keqekollë.

“Fatmirësisht nuk e kemi pasur asnjë thirrje për intervenim gjatë ditës së sotme. Intervenimi i fundit ka qenë mbrëmë në fshatin Keqekollë mirëpo zjarri është shuar”, ka bërë të ditur Zeka.

Sipas Zekës, ka filluar edhe vetëdijesimi i qytetarëve në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj në mbledhjen e fundit të Qeverisë kishte deklaruar se do të hartohet një plan urgjent për parandalimin e rasteve të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme