Flori Mumajesi përmes mbishkrimit që ka lënë në videon e fundit, ka bërë kureshtar fansat rreth asaj se kujt po i bën dedikim ai.
Kantautori Flori Mumajesi ka publikuar një video, në të cilën shihet duke u relaksuar në një lokal, shkruan lajmi.net.
“Tek i njejti vend por pa ty”, ka shkruar Flori mbi fotografinë, në të cilën i gjithë fokusi ishte tek pija që po e shijonte.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Flori Mumajesi është “Çun Tirone”, ndërsa ka publikuar disa projekte muzikore gjatë vitit që e kemi lënë pas, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.