Ambasada amerikane në Kosovë ka marrë iniciativë për trajnimin e organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe zyrtarëve të institucioneve publike në përdorimin e teknologjisë informative, si mjet për ngritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Të udhëhequr nga zyrtari i programeve në Departamentin e Shtetit amerikan, Phil Stich, të premten është hapur iniciativa “TechCamp”, e cila i ka mbledhur rreth 60 pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Stich në një prononcim për gazetën ka thënë se kjo iniciativë ka për qëllim t’u ndihmojë pjesëtarëve të organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve publike në zhvillimin e platformave të cilat ndihmojnë në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.