Tekstet e reja shkollore po vlerësohen me cilësi të dobët, raporton Ekonomia Online. Instituti Ed Guard kërkon nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, që të mos e miratojë botimin e teksteve të reja shkollore.
Drejtori i këtij instituti, Rinor Qehaja, tha se kanë evidentuar një sërë mangësish, në procesin e kontrollimit të teksteve të reja shkollore.
sipas tij, këto tekste nuk kanë ndonjë përmirësim nga testet e mëparshme.
“Vlerësojmë që mangësitë e evidentuara në proces kanë shthurur qëllimin parësorë të Ministrisë për një proces transparent dhe tekste të mirëfillta, sikurse që kur këto mangësi tashmë kanë dëmtuar legjitimitetin e tërë procesit”.
“Kjo besojmë që do të përshkallëzohet nëse këto tekste eventualisht miratohen për botim”.
“Janë pikërisht mangësitë në këto pjesë të procesit që në vlerësimin tonë cenojnë tej mase cilësinë finale të teksteve për botim”.
“Andaj, kërkojmë nga MAShT në asnjë moment të mos merr vendim të ngutshëm për botim, pa u hapur po të njëjtat për diskutim dhe të dokumentarit e cilësisë të të gjitha teksteve për botim”, ka thënë Qehaja.
Valëza Mjeku nga ky institut, tha se është e patolerueshme që tekstet të mos dallojnë nga tekstet e mëparshme.
“Kërkojmë nga MAShT-i që të mos ngutet me botimin e këtyre teksteve pa diskutim paraprak për këto tekste”.