Qysh në orën e parë të hapjes së qendrave të votimit ka pasur telashe me vëzhgues.
Raportohet se shumë prej tyre, më Qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë, nuk kanë arritur të gjejnë se ku do të vendosen për të vëzhguar.
Sipas menaxherit të kësaj qendre, ky është problem i partive politike, pasi që ata do të duhej me kohë të njoftojnë vëzhguesit e tyre.
“Disa nga vëzhguesit nuk e dinin qendrën ku do të bënin punën e tyre. Ata pyetën menaxherin e qendrës dhe ai i udhëzoi ta thërrisnin partinë që ta pyesnin sepse disa prej tyre nuk ishin fare në këtë qendër”, është shprehur Ibërdemaj për arbresh.info.
Në këtë Fakultet të drejtë vote kanë 18.800 qytetarë.