Jo më larg se në shkurt do të realizohet telefonata e parë ndërkombëtare me kodin +383.
Autoritetet kosovare kanë llogaritur se deri atëherë do të bëjnë të gjitha përgatitjet që ta realizojnë momentin historik në telefoni.
Të enjten Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka në plan ta publikojë në buletinin e vet informatën për t’ia ndarë Kosovës prefiksin treshifror.
Kjo, pas lejes së marrë nga Serbia. Prishtina zyrtare ka insistuar vazhdimisht se kodi do të jetë shtetëror, ndërsa Beogradi edhe në letërpajtimin që e ka deponuar në ITU ka theksuar se kodi i ndahet “rajonit gjeografik” të Kosovës, së cilës i është referuar me “krahinë autonome”. (KohaDitore)