Aplikacioni për komunikim Telegram ka planifikuar të ofrojë njësitë e para të kriptovalutës Gram.
Sipas New York Times, hera e fundit që u raportua rreth kësaj kriptovalute ishte kur Telegram lajmëroi anulimin e daljes në publik, prandaj ky lajm mund të jetë surprizë për ata që e kanë ndjekur afër këtë kriptovalutë, përcjell Telegrafi.
Nëse kompania nuk ofron kriptovalutën deri më 31 tetor, ligjërisht ajo detyrohet të kompensojnë 1.7 miliard dollarët e ngritura për t’i bërë këto monedha realitet.
Nga dokumentet ligjore, sipas gazetës amerikane 31 tetori është afati real që kompania po përpiqet ta bëjë realitet për ta lëshuar në përdorim kriptovalutën.
i bëjë ato monedha realitet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Përdoruesit do të mund t’i ruajnë në portofolin dixhital Gram, një që Telegram planifikon ta ofrojë për 200 milionë përdoruesit në mbarë botën.