Isa Mustafa uron gjithë besimtarët ortodoks

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram urimi për të gjithë besimtarët ortodoks.

“Të gjithë besimtarëve ortodoks dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse.

Le të jetë vit i mbarë me plotë begati, duke promovuar vlera humane dhe tolerancë mirëkuptimi mes njerëzve pa dallim. Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja.

Këto festa le të jenë momente reflektimi, për të dashur dhe respektuar njëri-tjetrin dhe për të jetuar në paqe dhe harmoni ndërfetare.

Për shumë mote, Krishlindja!”/EO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme