“Telegraph” fton turistët të zbulojnë Shqipërinë mahnitëse

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 16:15 | Nga

Gazeta e njohur britanike “Telegraph” fton lexuesit e saj në një tur nëpër Shqipëri, për të zbuluar një vend, që ajo e quan me bukuri mahnitëse.

Të ftuar në këtë tur si miq specialë do jenë dy gazetarë shumë të njohur britanikë, John Stapleton dhe Lynn Faulds Wood.

Udhëtimi zgjat tetë ditë dhe nis nga Tirana. Më pas do të udhëtohet në Krujë dhe në Shkodër. Nga Shkodra do shkohet në Elbasan dhe në Liqenin e Ohrit. Në kthim do të vizitohet Berati, Gjirokastra dhe Saranda.

Turi do të vazhdojë në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe do të përfundojë në Durrës.

Me një vijë bregdetare të gjatë të detit Adriatik, Shqipëria është një nga vendet më të bukura në Europë, por ende një nga më pak të vizituarat, ku e kaluara mistike komuniste po tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.

KLIKO PËR TË SHIKUAR GALERINË:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme