Telekomi i Kosovës, ka reaguar pas zbrazjes së llogarive nga Daradafoni.
Ata përmes një komunikate për media kanë theksuar se marrëveshje për kthimin e borxhit e nënshkruar në prani të kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, ishte për 24 muaj, e cila nuk u respektua.
Komunikata e plotë
Telekomi i Kosovës goditet për herë të dytë nga Dardafon me zbrazje të llogarisë. Gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka zhvilluara takime intensive për ta bindur Dardafon që të nënshkruaj marrëveshje për të çilen tashmë ishin dakorduar në prani të Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Marrëveshja ishte që pagesa të bëhet në aftë prej 24 muajsh, por si duket në fund nuk arritën ta bind Dardafonin për nënshkrim të marrëveshjes ku këta fillimisht këta kanë bllokuar llogaritë ndërsa sot edhe i zbrazen.
Me zbrazjen e sotme të llogarisë Dardafon fillimisht ka lënë pa paga 2.300 punëtor të Telekomit dhe më shumë se 1000 të Postës së Kosovës. Telekomi në këtë rast ka qen i pafuqishëm që të marr çfarëdo vendimi që do ta parandalonte një gjë të tillë.
Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveç tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje.