Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka deklaruar se aktualisht Telekomi i Kosovës në përgjithësi është 72 milionë euro në borxhe.
Balaj tha se një kohë Telekomi vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot ka borxhe me miliona.
“Njëhere një kohë Telekomi i Kosovës vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot është në borxh 72 milionë euro”, është shprehur Balaj.
Tutje, Balaj tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile u ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme.
“Kontrata me Z-Mobile i ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme. Ajo kontratë është fillimi i kontratave të dëmshme”, ka thënë Balaj.
“E di që ka ndodhur një kontratë ku një metër kabllo optike është dërguar tek një operator dhe është paguar 44 euro e 77 cent për metër. Ndërsa me shumicë kushton diku rreth 12-13 cent”, shtoi Balaj.