Telekomi konfirmon dorëheqjen e dy zyrtarëve

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Telekomi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie ka konfirmuar lajmin e botuar më herët në portalin Front Online për dorëheqjen e u.d të kryeshefit ekzekutiv, Zeqir Kiqina dhe u.d të drejtorit Financiar Agim Matoshi.

“Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë. Bordi i Drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt” thuhet në njoftimin e Telekomit.

Më tutje Telekomi ka njoftuar se është dorëhequr e u.d e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Agim Matoshi.

“Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ud e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit z.Agim Matoshi. Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konformë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitat që kanë pasur më herët. Gjithashtu Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Feim Kelmendi” thuhet në njoftimin e Telekomit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme