Telekomi kërkon ndihmë nga Qeveria e partitë politike, Abazi: Jemi të bllokuar

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Telekomi i Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës, pas bllokimit të mjeteve nga Dardofoni. Zyrtarë të këtij institucioni kërkojnë nga ekzekutivi dhe partitë politike që të ndihmojë në kthimin e mjeteve, raporton Ekonomia Online.

Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Relacion me Publik në Telekom, në një konferencë për media  të shtunën, ka thënë se gjithçka është kthyer në pikën zero

“Llogaritë kanë bllokuar të hënën dhe paratë kanë filluar të tërhiqen dje. Edhe pse është paralajmëruar që marrëveshja është finalizuar dhe ka pasur të ndodhë vetëm akti ceremonial i nënshkrimit të marrëveshjes”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë se punëtorët janë të rebeleuar sepse dje kanë pritur të marrin pagat.

“Ka brenda një rebelim të punëtorëve për shkak se dje kanë pritur që të marrin pagat. Ne kemi qenë duke bashkëpunuar me qeverinë dhe kemi bërë plane konkrete për rimëkëmbje të Telekomit. Goditja që ka ndodhur dje ka kthyer gjithçka në pikën zero. Ne presim përkrahje nga qeveria e të gjitha partitë politike”, ka thënë Abazi.

Abazi ka shtuar se Telekomi është mbështetur për muri dhe nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa që ka bërë deri më tash.

“Me atë që ka ndodhur dje jemi totalisht të bllokuar e do të bien të gjitha shërbimet”, tha ai.

Të ngjashme